Vranisht

fshat me tradita patriotike e kulturore në zonën e Labërisë

Image

Prezantimi

Fshati Vranisht, është një vendbanim i hershëm, qysh në lashtësi. Popullsia e tij, është vazhdimësi e pellazgo - Ilire Është ndër pak fshatrat autoktonë në Luginën e Lumit të Vlorës, në krahinën e Labërisë. Qysh para 3000 vjetësh, ka ekzistuar Qyteza e Horës. Një qytezë me Kala dhe me vepra urbanistike, si ujësjellës dhe punishte qeramike,etj. Në juglindje të fshatit, në lartësinë 700 metra, është një fortifikim natyror, i cili u përshtat edhe me punën e njeriut. "Guri i Qytezës", ishte vend i sigurisë së popullsisë civile, në raste lufte. Me përmasat: Gjatësia 80 metra, Gjerësia 20 metra dhe lartësinë 25 metra, garantonte strehimin e tyre. Kishte vetëm një hyrje, e cila shërbente edhe si dalje. Vetë emri që mban ende sot, tregon qartë, se popullsia e Qytezës së Horës, strehohej tek ai gur. Në kohën e kryqëzatave sllave, kalaja u rrënua nga hordhitë pushtuese. 200 metra mbi këtë vend strehim, ndodhet Guri me Qiell, i cili është shpallur Dollmen i Njerëzimit.

Fshati ka 5 mëhallë. Mëhalla e Vranishtiotëve, Mëhalla e Gjikës, Mëhalla e Ali Kondit, Mëhalla e Gjokës, Mëhalla e Reçit. Banorët e këtij vendi shquhen për vlera të rralla në art dhe në kulturë. Grupi i këngës shumëzërëshe labe të këtij fshati, është i mirënjohur në gjithë botën, kryesisht për vallen e tij unikale.

Kontaktoni

Ju lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme për Vranishtin ose nëse jeni duke kërkuar për një person kontaktues lokal.